Alibali: Demokracia në Turqi më e lartë se në Shqipëri. Erdoganizmi nuk vdiq!

“Demokracia në Turqi më e lartë se në Shqipëri” kështu u shpreh analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Albana Dudushi”.
Gjithashtu analisti tha për zgjedhjet në Turqi të cilat u mbajtën të dielën (31 mars) se këto zgjedhje treguan asnjë nga palët kundërshtare nuk kontestoi rezultatet duke thënë se presidenti Erdogan doli dhe pranoi humbjen ndërsa në Shqipëri fajin ja vënë gjithmonë fituesit.
“Këto zgjedhje vërtetuan një fakt që niveli i demokracisë në Turqi është më i lartë se në Shqipëri, sepse kishte zgjedhje të qeta të ndershme, asnjë nga palët nuk i kontestoi. Presidenti që humbi doli dhe tha ne i humbëm, këtu zakonisht humbësit ja vënë fajin fituesve, askush nga opozita nuk ka kontestuar aty ku ka humbur dhe ka pasur ngjarje të vogla në zonën jug-lindore”, tha Alibali.
Analisti Alibali theksoi se “Erdoganizmi nuk ka vdekur” me këto zgjedhje pasi Erdogan ka ende 4 vjet të qëndrojë në pushtet.
“Duhet të kemi një gjë parasysh që opozita ka dal që në zgjedhjet presidenciale dhe ka thënë që ne do luftojmë për të marrë presidencën dhe të fitojmë edhe zgjedhjet parlamentare dhe duam ta ri ndryshojmë Kushtetutën dhe ta kthejmë Turqinë në republikë parlamentare. Në këtë aspekt nuk them që “Erdoganizmi vdiq” sepse 35 me 37% ku pjesa perëndimore është me partinë republikane dhe pjesa lindore është me Erdoganin dhe mbi të gjitha që ka dhe 4 vjet Erdogani në pushtet”, tha Neritan Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




