Kaleci: Erdogan nuk e çon Turqinë në zgjedhje të parakohshme, por s’ka votë për referendume

Erman Kaleci, ish- konsull në Stamboll tha në emisionin “3D të Alban Dudushit” se bazuar në rezultatet e deritanishme presidenti Erdogan nuk e çon dot Turqinë në zgjedhje të parakohshme.
“Erdogan nuk e çon dot Turqinë në zgjedhje të parakohshme, por do mbledhë partinë, do konsolidojë elektoratin edhe një herë për të lënë një pasardhës pasi aktualisht nuk e ka një të tillë.
Po ashtu ai theksoi se tashmë presidenti nuk mund të bëjë ndryshime në Kushtetutë pasi nuk ka votat e duhura pasi ndryshimet në Kushtetutë shkohet me referendum, me vota në parlament nuk bëhen.
“Nuk besoj të shkojë me referendume thjesht do i “tërheqë veshin”, kryetarëve që të dëgjojnë më shumë popullin”, tha Kaleci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




