Kaleci: Në Turqi, pas 47 vjetësh, Partia Republikane del e para në zgjedhje

Në Turqi u mbajtën (31 mars) zgjedhjet lokale në mbarë vendin. Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan AKP po përpiqet ta rimarrë pushtetin në Stamboll, qytetin kryesor të Turqisë, që dikur ishte baza e tij. Rezultati i këtyre zgjedhjeve vendore mund të ndryshojë trajektoren e Turqisë.
Zoti Kurum premton ndërtimin e gjysmë milioni shtëpish të reja për të mbrojtur Stambollin nga kërcënimi i tërmeteve. Kryebashkiaku i tanishëm, Ekrem Imamoglu nga partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane, CHP, po paralajmëron se rikthimi i qeverisjes së AKP-së do të nënkuptonte ndërtimin e pakontrolluar në Stamboll. Fitorja e papritur e zotit Imamoglu në zgjedhjet e vitit 2019 i dha fund qeverisjes 30 vjeçare të partisë së Presidentit Erdogan në Stamboll. Ajo u mundësua falë një aleance të gjerë zgjedhore ndërmjet partisë pro-kurde dhe partisë nacionaliste turke.
I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, ish këshilltari në Stamboll Erman Kaleci u shpreh se Partia Republikane është hera e parë pas pothuajse gjysmë shkeli që del partia e parë në zgjedhje.
“Të theksojmë për Partinë Republikane që nga vitit 1977 është hera e parë që del parti e parë në Turqi. Me 37.6% është hera e parë pas 47 vitesh, pothuajse gjysmë shekulli del parti e parë ne zgjedhje. Dalja e Erdogan në ballkon i vetëm është për të shkundur dhe një herë partinë duke treguar se: “unë jam kryetari, unë jam ideator,i unë humba por s’do të thotë që ju do të jeni më në atë detyrë”, u shpreh Erman Kaleci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




