Gazetari nga Izmiri: Populli turk i dha goditje Erdoganit. Zgjidhja e vetme, ngritja e opozitës

Politikë | 3 vite më parë

Fokusi kryesor i  emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ ditën e sotme janë zgjedhjet në Turqi, pse u ndëshkua Erdogan? Cila do të jetë era e re e ndryshimit për Turqinë?.

Një tjetër çështje e diskutuar nga të pranishëm në studio janë dhe raportet e tensionuara të Albin Kurtit me SHBA dhe diaologu Kosovë-Serbi.

Për të folur mbi këto çështje, të ftuar në studio janë të ftuar, Kreshnik Osmani, ekspert i Lindjes së Mesme; Erman Kaleci, ish konsull në Stamboll; Gerta Zaimi, kryeredaktore ‘Albanian Post’, analisti  Neritan Alibali, si dhe në lidhje direkte në ‘skype’ gazetari Sokol Brahaj.

Gazetari Sokol Brahaj në lidhje të drejtpërdrejtë nga Izmiri deklaroi  në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’. Se populli turk i dha një goditje shumë të rëndë Erdoganit ku zyrtarisht 99.98% ka mbaruar procesi i numërimit.  Kushtet ishin pro opozitës sepse populli mendon që kjo është një mundësi që ti japi një përmirësim të situatën ekonomike, financiare dhe bankare Turqisë.

“Se të dyja subjektet politike, pozita dhe opozita janë të surprizuara me këto rezultate. Pritej tha ai, që situata të ishte në favor të opozitës në Stamboll dhe në shumë qytete të tjera por në bazë të rezultateve ka mbetur e shikuar dhe vetë ajo. Sepse ka arritur të marri të gjitha bastionet Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  dhe kalatë e forta të tij” u shpreh ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme