Zaimi: Imamoglu, një biznesmen që kërkon ndryshime. Zgjedhjet shokuan të dy palët

Gazetarja Gerta Zaimi, duke komentuar zgjedhjet në Turqi u shpreh në emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ se këtu janë të dyja palët të shokuara , ku dhe vetëm partia e Erdoganit nuk e priste që do të kishte këtë lloji humbje sikurse dhe opozita nuk e priste këtë fitore kaq të thellë me këto shifra.
Kryeredaktore ‘Albanian Post’ u shpreh se, “gjatë qeverisjes së tij, Erdoganit në kundërshtim me të gjitha këshillat e ekonomistëve i ka mbajtur taksat e ulëta. Nga ana tjetër populli duket sikur janë të lodhur për shifrat e mëdha që po shpenzon Erdogani në politikën e tij të jashtme.
Sipas saj, “Ekrem Imamoglu është një personazh interesant se vjen nga një familje borgjeze dhe investitorësh. Ka qenë drejtues i firmës së familjes së tij. Ai është një personazh kontrovers sepse nuk ka asnjë prononcim për kurdët”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




