”Dezinformimi në Kuvend” – Komisioni do drejtohet nga socialistët me mandat 1-vjeçar

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar që synon të ndalojë ndërhyrjet e Rusisë në proceset demokratike të Bashkimit Europin dhe vendeve aleate, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Radio Televizioni publik shqiptar disponon kërkesën ku thuhet që komisioni të ketë 13 anëtarë dhe të drejtohet nga socialistët. Si dhe të ketë eksperte nga presidenti i Republikës, nga shërbimi informativ shqiptar dhe nga Ministria e Brendshme.

Para këtij Komisioni do japin llogari gjitha institucionet e sigurisë në vend.

Komisioni i Posaçëm duhet të organizojë seanca dëgjimore me përfaqësues të mediave tradicionale, sektorit të biznesit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gjithashtu Komisioni i Posaçëm duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport vjetor të veprimtarisë me analizat, gjetjet dhe propozimet për masat administrative dhe ndërhyrjet në legjislacion, që duhet të përmbajë edhe masa konkrete për të kundërshtuar fushatat e informacionit dhe komunikimin strategjik të vendeve të treta keqdashëse, përfshirë ato që kryhen nëpërmjet aktorëve dhe organizatave vendase, që dëmtojnë qëllimet e Shqipërisë dhe që janë krijuar për të ndikuar negativisht opinionin publik me qëllim për të minuar angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Komisioni do të ketë një mandat 1-vjeçar dhe nëse lind nevoja mandati do të zgjatet përtej këtij afati. Kërkesa do shqyrtohet të mërkurën në konferencën e kryetareve dhe me gjasë do votohet në seancën e ditës së enjte.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme