Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Gati për dy javë, do lehtësojë lëvizjen e automjeteve

Punimet në aksin Orikum-Dukat janë drejt përfundimit dhe për 15 ditë rruga do të jetë e kalueshme.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
Rruga ka një gjatësi prej 14.75 km, ku fillon në portin e jahteve dhe përfundon me urën e Shën Elizës, ku është edhe lidhja me tunelin e Llogorasë.
Ministrja Balluku e cilësoi si të rëndësishme përfundimi e këtij aksi, i cili lidhet me tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër e cila parashikohet të jetë e aksesuesshëm për drejtuesit e mjeteve në fund të muajit qershor. Me përfundimin e këtij aksi, tha Balluku lehtësohet ndjeshëm qarkullimi rrugor në këtë zonë, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.
“Për dy javë e dorëzojmë përfundimisht dhe më pas përqendrojmë të gjitha forcat në tunelin e Llogarasë dhe në aksin e Thumanë-Kasharit që unë mendoj që është ajo që presin më shumë këtë vit shqiptarët, por dhe vizitorët e huaj, pasi trafiku me të vërtetë ka qenë i rënduar vitet e fundit edhe për shkak të numrit të shumtë të avionëve që vijnë në Rinas, por edhe për lëvizjen që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, nënvizoi Balluku.
Po punohet për shtresën e fundit asfaltike në dy kilometrat e fundit, për të vijuar më pas edhe me plotësimin e të gjithë aksit me sinjalistikën e nevojshme.
“Rruga Orikum – Dukat ka një gjatësi prej 14.75 kilometrash, fillon në portin e Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës ku është dhe lidhja me tunelin e Llogarasë. Është rrugë e kategorisë C2, me një gjerësi 3.5 metra për çdo drejtim kalimi. Ky projekt është i gjithi i trajtuar si në mbrojtjen e shpateve, pjesën hidraulike të tij dhe të gjithë veprat e artit të nevojshme”, tha Gjyli.
Aksi rrugor lidh bypass-in e Vlorës dhe portin e Jahteve në Orikum me tunelin e Llogarasë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




