Peleshi: Shqipëria, një aleate dinjitoze e palëkundur e lirisë dhe sigurisë në NATO

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria shënon sot 15- vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se  jemi pjesë e Aleancës më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë”

Shqipëria, shton Peleshi, është një aleate dinjitoze në NATO, kontribuuese e palëkundur e lirisë dhe sigurisë së përbashkët.

Më herët ministri Niko Peleshi ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

“Nuk ka kohë më të mirë për të bërë një hap drejt një karriere të suksesshme si ushtar apo detar profesionist në Forcat e Armatosura”, u shpreh Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri tha shkruan se, “me 389 pozicione të lira në dispozicion, është koha për të nisur një përvojë mbresëlënëse zhvillimi dhe krenarie, duke u bërë versioni më i mirë i vetes”.

“Regjistrohu sot për të filluar rrugëtimin drejt një të ardhmeje të re”, u nënvizon Peleshi.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë MM është deri më 12 prill 2024.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme