Bregu: Drejtori i shërbimit sekreti të Ukrainës është kërcënuar me vdekje

Pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit Zylyftar Bregu në vlerësimin e tij tha se ngjarja e javës së kaluar në Moskë është nga më të rëndat dhe shteti rus ka arrestuar autorët. Nga të dhënat ata janë niveli më i ulët i aktivitetit kriminal, tha ndër të tjera Bregu.
Por ai nënvizoi situatën në të cilën po zhvillohen ngjarjet. “Procesi hetimor është i mbyllur në Rusi, dhe mungojnë elementet e kontrollit nga jashtë” tha zoti Bregu. “Me këtë do të luajë shteti rus. Cilët janë organizatorët” tha ai.
Analisti Bregu nënvizoi faktin se shefi i shërbimit sekret rus ka deklaruar se autorët e masakrës kishin lidhje me shërbimin sekret ukrainas dhe ata amerikane dhe britanike. Ai ka shkuar më tej duke thënë se nëse do të vërtetohet një gjë e tillë, shërbimi sekret rus ka deklaruar se do të vrasi shefin e shërbimit sekret ukrainas.
Zoti Bregu, vlerëson se në konteksin e zhvillimeve dy vjeçare të luftës në Ukrainë, Rusisë i interesonte ta ashpërsonte atmosferën e marrëdhënieve, për të kaluar nga operacioni special ushtarak i deklaruar më parë në luftë mes dy vendve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



