Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, pret në seli delegacionin delegacionin nga parlamenti britanik

Politikë | 3 vite më parë

Në selinë e Partisë Demokratike nënkryetari i kësaj force politike, Kreshnik Ҫollaku priti të martën një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, ku pjesëmarrës ishin deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit britanik, Wendy Morton, John Grogan dhe Stephen Gethins.

Sipas njoftimit për shtyp, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi situatën politike shqiptare, Partinë Demokratike dhe prioritetet e saj për vitet në vazhdim, Parlamentin, partitë politike, shoqërinë civile dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, si dhe mbështetjen e dhënë nga Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) për Parlamentin dhe partitë politike.

Në fjalën e tij Ҫollaku theksoi se marrëdhënia me Mbretërinë e Bashkuar është strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Rajonit. Gjithashtu ai prezantoi agjendën politike të Partisë Demokratike, boshtin e sa euro-atlantik, mbështetjen pa asnjë rezervë ndaj SPAK, si dhe luftën pa kompromis ndaj aktorëve të korruptuar në vend.

Ҫollaku theksoi se prania e shtuar e Mbretërisë së Bashkuar është esenciale për paqen dhe stabilitetin në Rajon. Partia Demokratike garanton partneritet të plotë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme