Përkujtohet protesta e parë antikomuniste.Bardhi: Qytetarët të bëhen bashkë njëlloj si 34 vjet më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në Kavajë, në kuadër të 34 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se, “Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës”.
Ndaj thekson ai, “është koha që qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 11 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë”.
“Më 26 mars 1990, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti që nuk i nënshtrohet kurrë padrejtësive. Leksionin e asaj dite e kanë dhënë sa herë Shqipëria ka patur nevojë. Liria dhe guximi i bashkëqytetarët e mi është shenjuar në histori si vlerë që do të trashëgohet brez pas brezi. Krenar për gurët e parë që ky qytet ka vendosur në monumentin e demokracisë 34 vjeçare të Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera deputeti i opozitës Gazment Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



