Ministri Hasani në audiencë me papa Françeskun: Harmonia fetare në Shqipëri një model për të gjithë

Ministri Hasani, në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë dhe të Kishës Katolike për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë.
“Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë,” theksoi Ministri Hasani.
Në takimin me papa Françeskun u vlerësua harmonia fetare në Shqipëri si një model shumë i mirë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë janë shumë të rëndësishme dhe shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin (1991) përkon me vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë, që solli lirinë për institucionet, edhe ato fetare, dhe riktheu besimin e shqiptarëve.
Këtë vit mbushen 10 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, i cili zgjodhi te vizitojë Shqipërinë si vendin e parë në Evropë pikërisht për Dialogun Ndërfetar midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri dhe për të nderuar martirët e persekutimit të regjimit komunist.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



