Jorgo Goro del para GJKKO, ndërpritet seanca

Politikë | 3 vite më parë

Është ndërprerë seanca për njohjen me masën e sigurisë për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe 3 zyrtarët vendorë të Himarës. Avokati i ish-kreut të kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj ka kërkuar kohë të njihet me dosjen.

“Kjo seancë është ndërprerë për shkak se një prej avokatëve të një prej personave që ndodhet në arrest shtëpie, ish-kreut të kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj ka kërkuar të njihet me dosjen hetimore pasi sipas tij nuk i ishte vënë në dispozicion. Gjykata vendosi t’i jepte kohë 40 minuta avokatit”, bëri me dije gazetari i RTSH, Kreshnik Mersinllari.

Jorgo Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Tre ditë pas arrestimit, Goro doli para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë dhe t’iu komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në total prej 10 mijë e 592 m2.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme