Jorgo Goro del sot para gjykatës, GJKKO i komunikon masën e arrestit me burg për tjetërsimin e pronave në Himarë

Politikë | 3 vite më parë

Gjykata e Posaçme pritet të njohë sot (26 mars) me masën e sigurisë, atë të arrestit me burg, ish kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Tre ditë pas arrestimit, Goro do dalë para togave të zeza për t’iu kumunikuar edhe akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve.

Në dosje, thuhet se Jorgo Goro ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në total prej 10 mijë e 592 m2.

Seanca për Goron është planifikuar të mbahet në orën 11 e 30 në Gjykatën e Posaçme.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme