Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur pemtoren dhe i zoti s’ka parë asgjë?!

Kreu i PD zyrtare Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kreut në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, duke e vënë gishtin si fajtor tek kryeinistri socialist Edi Rama. “Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni ka vetëm një emër, Edi Rama” shkruan zoti Basha. “Këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo” shkruan kreu i PD .
“Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit” këmbëngul zoti Basha. “Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin” shprehi kreu i opozitës zyrtare.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




