Kthupi: Pse u përfshinë vetëm 2 nga 4 kontratat në Komisionin në Shëndetësi?

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari në PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se kërkesat e ‘Rithemelimit’ për komisionet hetimore u kompromentuan sepse vetëm 2 nga 4 kontratat në Komisionin në Shëndetësi do të hetohen.

“Do doja që të mos hiqnin dorë nga kërkesat fillestare në komisionet hetimore. Tek rishikimi i kërkesës për komisionin janë hequr dy pika sepse është një oligark i të dy palëve. Erdhën me kërkesë për komision sepse donin të hetonin 4 kontrata. 6 muaj më pas nga 4 kontrata çështja ka zbritur në 2. Ka një shkak sepse i përjashton 2, sepse i përkasin të njëjtit person oligark”, tha Kthupi.

/rtsh.al/   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme