Kthupi: Gaz Bardhi nuk është parti politike, nuk ka vulë!

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari për Zgjedhjet në PD, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Gazment Bardhi nuk është parti politike, nuk ka vulë, ka thjeshtë një grup deputetësh dhe shumë shpejt do të jetë i detyruar që nën varësi të Berishës të bëjnë një parti të re.

“Votimi në Kuvend për komisionet hetimore ishte demonstrim force nga PS dhe Rithemelimi. Votat i kanë sepse ai është realiteti i Kuvendit. Por ka edhe një realitet elektoral jashtë parlamentit, ku secili do të bëjë llogarit. Duhet poli i tretë që tu bëjë presion dy të mëdhenjve. Duhet shkuar te listat e hapura. Do të bëhet nevojë jetike. Nuk bëhet fjalë për bashkime partish. Do bashkëpunojmë me këdo që kërkon lista të hapura, por në zgjedhje secili do të shkojë për llogari të vet. Ne do luftojmë me armët që kemi. Edhe trajtimi që ju bë Bashës në Kuvend është pjesë e marrëveshjes. Gaz Bardhi s’ka parti politike. Që të kesh parti duhet të kesh vulë, të firmosësh. Kemi të bëjmë vetëm me një grup deputetësh kaq. Ata do jenë të detyruar që të bëjnë parti politike. Gazi përfundimisht është në varësi të Berishës.”, tha Kthupi.    

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme