Kthupi: Duhet një pol i tretë, t’u bëhet presion këtyre që bashkuan votat për listat e hapura

Sekretari për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, se të gjithë faktorët politik, përveç PS-së dhe Rithemelimin, që kanë mbështetur listat e hapura duhet të krijojnë një pol të tretë që të bëjnë presion kësaj marrëveshje.
“Pothuajse të gjithë faktorët politik në Shqipëri, në përjashtim të PS-së dhe Rithemelimit kanë një qëndrim të qartë në raport për listat e hapura. Thelbi i gjithë diskutimi për Reformën Zgjedhore dhe kontestimi madhor ndaj tij janë vetëm listat e hapura. Vetëm këta dy faktor janë kundër ndërsa të gjithë faktorët e tjerë politik e kanë shprehur interesin e tyre, nga Adriatik Lapaj i pari, tek Ilir Meta i fundit”, tha Kthupi.
Sipas tij, kjo “do të thotë që ka konsensus të ndërtuar politik ndërkohë dhe ky konsensus i ndërtuar për listat e hapura duhet të përkthehet në një bashkim. Kjo nuk do të thotë që të kemi bashkim elektoral por qoftë dhe për këtë çështje të listave të hapura”.
Lidhur me këtë çështje, Kthupi propozon se, “interesi i gjithë këtyre faktorëve është që Reforma Zgjedhore të përfshij listat e hapura dhe listat të bëhen.
“Çështja është që këta faktor a do të konvergojnë në këtë pikë që të bëjnë një lëvizje të përbashkët që të adresojnë problemi sepse këtu duhet të krijohet një palë e tretë që ti bëjë presion këtyre dy palëve” u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




