Grupi i Kontaktit për Ukrainën, Peleshi: Shqipëria mbetet e angazhuar për të luajtur një rol parësor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë të martën në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UDCG), i cili ka në përbërje 50 aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota.
Ministri Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e sigurisë për Ukrainën.
“Shqipëria mbetet e angazhuar për të luajtur një rol parësor në përpjekjet ndërkombëtare për rivendosjen e sundimit të së drejtës ndërkombëtare dhe garantuar sigurinë evropiane”, u shpreh Peleshi.
Në kuadër të asistencës dhe ndihmave ushtarake, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, deri më tani kanë akorduar disa paketa ndihmash dhe asistence ushtarake.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




