Rama takim me Ndihmës Sekretarin amerikan, ambasada e SHBA: Rëndësi kritike forcimi i shtetit të së drejtës

Politikë | 3 vite më parë

Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson, i cili ndodhet në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, teksa informon mbi takimin e zhvilluar mes tyre, ambasada e SHBA shkruan se mes tyre u diskutua “mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës”.

Po ashtu, biseda u fokusua edhe në çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, shkruan ambsada.

Robinson ka zhvilluar takime edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja si dhe Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme