Deputetja demokrate, Tabaku: Porti Durrësit do tu kushtojë shqiptarëve 400 mln euro nga taksat

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi të martën se Porti Durrësit do tu kushtojë shqiptarëve 400 mln euro nga taksat. Sipas saj, Porti i Durrësit u shkatërrua për t’i dhënë jetë një projekti me shumë pikëpyetje dhe për këtë ndoqi një rrugë ligjore me shumë paqartës.
“Nxitimi i qeverisë për këtë Akt lidhet me një projekt që një vit e katër muaj më parë qeveria e mohoi për 14 orë rresht që do ndërtohet me taksat e shqiptarëve. Porti i Durrësit që u shkatërrua për t’i dhënë jetë një projekti me shumë pikëpyetje dhe që ndoqi një rrugë ligjore me shumë pikëpyetje, shkatërroi Portin e Durrësit.”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Sipas saj, janë 400 mln euro që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për një Port që ekzistonte, por që qeveria vendosi ta shkatërrojë për ta ndërtuar diku gjetkë.
“Në fillim premtoi se do e ndërtonte me PPP nga një garë ndërkombëtare ku ishin thërritur kompanitë më prestigjoze të huaja. Por, as dy vjet pas këtij premtimi dhe nga xhepat e shqiptarëve merren 90 mln euro, nga taksat e rritura, për të ndërtuar një port që ekzistonte dhe që fitonte edhe fonde nga BE.”, shkruan Tabaku.
Sipas saj, kësaj shume, një kontabilist i zoti që i mungon sot qeverisë, do t’i shtonte edhe koston e një gjyqi në Arbitrazh që na rrezikon disa miliona të tjerë për një kontratë që kjo mazhorancë e miratoi me votat e saj në mandatin e saj të dytë.
“Kjo është e gjithë arsyeja e rishikimit të buxhetit, që në dhjetor ishte buxheti më i madh në vend dhe i shqiptarëve, ndërsa sot na rezulton si përherë buxheti i një pakice që fiton nga taksat e shumicës!”, mbyll postimin, Tabaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




