Burrel, Gjekmarkaj: PD është vënë në lëvizje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhje

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj në një takim që ‘Rithemelimi’ i PD-së zhvilloi në Burrel, u shpreh se kjo forcë politike është në lëvizje dhe do të ndalet vetëm në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas tij, opozita është përballë një regjimi në një betëjë pa kthim dhe pa kompromis. Ai u shpreh se në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar dhe punon kundër popullit të vet duhet të që të ikë qeveria dhe jo populli.
“PD është vënë në lëvizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi i saj ka ngjallur shpresë dhe energji. Ne jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim dhe pa kompromis. Në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar, punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli.
Kjo qeveri po tenton të dëbojë qytetarët për të mos i lënë në Shqipëri që të mbretërojë vetë. Ne kemi mundësi ta ndalim këtë. Ne besojmë që duke u bashkuar qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë duke folur me njerëz, mendojmë se Rama mundet. Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne jemi një shoqëri jo frikacake, e kemi treguar kur kemi rrëzuar komunizmin”, tha Gjekmarkaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




