Kraja: Opozita është e marrë peng! Kthupi: Tabaku është e kapur? Kraja: Është pjesë e Bashës

Ka pasur një debat mes dy përfaqësuesve të opozitës në emisionin ‘3D’ në RTSH lidhur me akuzat reciproke që bëjnë ndaj njëri tjetrit si të kapur nga Rama.
Avokati Rezart Kthupi bëri të ditur se në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore, janë të përfaqësuara të gjitha rrymat e opozitës. “Ata kanë të drejtë të paraqesin propozime. Rithemelimi nuk e votoi komisionin e inceneratorëve. Atë e drejtoi Jorida Tabaku. Pyetja ime për Krajën është a është e kapur zonja Tabaku? Ka debate madje mes Çupit e Bylykbashit, lidhur me rëndësinë e grupit apo të partisë.”, tha Kthupi.
Ndërsa Akil Karaj i “Rithemelimit” deklaroi se opozita e Bashës është e marrë peng.
“Tabaku ka qenë te Rruga e Shpresës. Në momentin që njeh Lulzim Bashën si kryetar të opozitës është e kapur. Grupi parlamentar ka përfaqësues Gazment Bardhin. Parlamenti monist nuk e njeh Bardhin. Rama po emëron kryetarin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore.”, tha Kraja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



