Programi “Siguria e të Rinjve”, Policia e Tiranës zhvillon takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “1 Maji”

Arsim | 4 minuta më parë

Në vijim të takimeve ndërgjegjësuese në institucionet arsimore në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, drejtues dhe efektivë të Policisë së Tiranës zhvilluan një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “1 Maji” në kryeqytet.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, si dhe punonjës të tjerë të policisë, të cilët u mirëpritën nga drejtoresha e institucionit arsimor.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë brenda dhe jashtë ambienteve shkollore, parandalimin e dhunës dhe fenomeneve negative, me një fokus të veçantë te fenomeni i bullizmit, sidomos atij në hapësirën digjitale.

Sipas njoftimit të policisë, nxënësit patën mundësi të shprehnin shqetësimet e tyre, të drejtonin pyetje dhe të merrnin këshilla praktike nga përfaqësuesit e rendit.

Policia e Shtetit thekson se “mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbrojtjen e tyre nga paligjshmëritë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme