Reforma Zgjedhore, Nesturi: Rithemelimi e ka luftën me Bashën | “3D” në RTSH

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin “3D” ku është diskutuar lidhur me Reformën Zgjedhore, ka vlerësuar veçanërisht qëndrimin e ndërkombëtarëve. “Ndryshe nga çfarë ka ndodhur gjithmonë në 30 vitet e demokracisë shqiptare, ndërkombëtarët së fundi kanë deklaruar: Ne mbështesim, por nuk jemi më ndërmjetës” tha zoti Nesturi. Sipas tij “ky është lajmi më i mirë” tha ai.

Zoti Nesturi vlerësoi se më parë Shqipëria, ndonëse vend kandidat për BE, nuk ka zgjidhur problemet e brendshm, por ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve. Ai kujtoi se ka qenë një taktikë e opozitave shqiptare që duke krijuar edhe kriza fallco, kanë faktorizuar lidershipin e tyre në marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. “Është hera e parë që faktori ndërkombëtar thotë “JO”” shënon zoti Nesturi.

Lidhur me përplasjen brenda PD ai tha se përplasja nuk është në aspektin ligjor. “Rithemelimi e ka luftën me Bashën” tha zoti Nesturi. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme