Lapaj: Do të përplasemi në dyert e Kuvendit. Me hir ose pahir të dëgjojnë zërin e qytetarëve!

Themeluesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në analizën e tij për reformën zgjedhore, kërkoi që deputetët duhet të provojnë me të vërtetë vullnetin popullor për hapjen e listave dhe votën e emigrantëve.
“Ata janë para një prove jetike. Nuk paragjykojmë. Ne po zbatojmë procedurën morale dhe qytetare. Nëse nuk duan të na dëgjojnë, qindra mijëra qytetarë do të jenë në dyert e Kuvendit. Për mua kanë rëndësi të bëhen ndryshimet. S’më duhet kush është bashkëkryetar. Me hir apo me pahir, vendi duhet demokratizohet. S’po kërkojmë poste. S’mund të mbajnë më lista të mbyllura sepse kanë krijuar kryetarokracinë.”, tha Lapaj në emisionin ‘3D’ në RTSH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



