Kraja: Gjiknuri s’mund të zgjedhë kë do të ketë përballë. Kjo nuk është reformë

Politikë | 3 vite më parë

Anëtari i Këshillit Kombëtar për Rithemelimin Akil Kraja i ftuar në studion e emisioni “3D” foli për reformën zgjedhore e cila nuk konsiderohet si e tillë por si një imponim i një ndryshimi zgjedhor.

“Partnerët ndërkombëtarë përfshi Ambasadën Amerikane, angleze thanë në shumës “palët e përfshira” pra nuk është çështja 2 individësh është çështje ata që përfaqësojnë realisht vullnetin, të zgjedhur demokratikisht.

Aktualisht parlamenti shqiptar ka një problematik për sa i përket kush është kryetari i grupit parlamentar të forcës opozitare, ka një individ i cili është në minorancë me një numër sa një pëllëmbë e dorës deputetësh dhe ka një grupim tjetër të cilët janë katër herë numrat e duarve, po flasim për rreth 40 e ca deputet të cilëve nuk u njihet në mënyrë arbitrare e drejta e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e opozitës.  

Në parlamentit sot ka një qasje që nuk është kushtetuese që nga refuzimi i komisioneve hetimore, refuzimi rreth nismave ligjore të cilat janë propozuar jo të ashtuquajtur  përfaqësues por individ të zgjedhur demokratikisht. Bie dakord që ka nevojë për një reformë zgjedhore. Nëse Gjiknuri vendos kë do të ketë përball siç u bë para 3 vitesh atëherë reforma nuk është reformë, ky është një imponim i një ndryshimi zgjedhor që kërkon të ul shancin e një pluralizmi politik”, tha Akil Kraja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme