Emisioni ‘3D’, Lapaj: Ja dy propozimet tona për votën e emigrantëve dhe Kodin Zgjedhor

Politikë | 3 vite më parë

Themeluesi i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi bëri publike propozimet e e Lëvizjes që ai drejton, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës.

“Përfaqësuesit në Parlament konsiderohen si përfaqësues të popullit të qytetarëve. Në rrugëtimin tonë politik pretendojmë se përfaqësojmë një vullnet qytetarë, që lidhet me këto ndryshime. Kemi hedhur hapa konkret. E para vota e diasporës. Duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Të vendosim një standard. Të mos mbetemi dritë larg vendeve të tjera në fushën e zgjedhjeve. Kemi bërë projektligj dhe kemi propozuar variantin tonë që është marrë nga praktika më e mirë ndërkombëtare. Kërkojmë ndryshime të sistemit zgjedhor me lista të hapra dhe prag 3%. Nuk kemi frikë nga pragu. Është prag i shumicës së vendeve demokratike. Depolitizim i administratës zgjedhore. Ja kemi çuar 140 deputetëve projektligjin. Nëse nuk merren në konsideratë do mbledhim 20 mijë firma dhe do e detyrojmë Kuvendin të shprehet me votë.”, tha Lapaj.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme