Veliaj pret homologun e Askolit: Diskutojnë për bashkëpunimin mes dy qyteteve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e ri të Bashkisë së Askolit, Marco Fioravanti. Dy kryebashkiakët biseduan për bashkëpunimin mes dy qyteteve. Në shenjë mikpritjeje dhe bashkëpunimi, Veliaj i dhuroi homologut të tij italian “Kullën e Sahatit”.
“Ne jemi pafundësisht mirënjohës për respektin, mikpritjen, solidaritetin, dhe suksesin që Italia ka siguruar për shtetasit tanë. Ky raport special mes Italisë dhe Shqipërisë duhet të shkojë jo vetëm nga niveli i shtetarëve tanë të mëdhenj – kryeministri ynë dhe kryeministrja juaj kanë një raport special, – por edhe te niveli i qyteteve, te niveli i njerëzve apo edhe institucioneve, siç janë shkollat apo siç janë punët që ne mund të bëjmë për fëmijët, edhe të mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Veliaj.
Ndërsa kryebashkiaku i Askolit, Marco Fioravanti vlerësoi përvojën që pati nga kjo vizitë në Tiranë.
“Nisur nga ky takim, dua që eksperiencën tuaj mund ta çojmë edhe në Itali, në komuna, për ta bërë edhe më të hapur territorin në Ascoli Piceno. Komplimente për gjithçka keni bërë dhe po bëni”, tha Fioravanti.
Të dy kryebashkiakët u angazhuan të thellojnë bashkëpunimin mes dy qyteteve.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




