Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të premten-Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me OSBE

Politikë | 3 vite më parë

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet  në  19 Janarit ora 11:00. 

Një ditë pasi PD dhe PS gjetën dakordësinë e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor, Damian Gjiknuri u takua sot me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së.

Pas takimit, përmes një deklarate, Gjiknuri u shpreh se me përfaqësuesit e OSBE-së, diskutuan rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I falënderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”.

Ndërkohë,  është duke u zhvilluar takimi i bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj në kryesinë e Kuvendit me përfaqësuesit e OSBE-së.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme