Rama: Dy shkolla të rindërtuara hapin dyert për 600 nxënës të Burrelit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rindërtimi i dy shkollave të reja në Burrel, gjimnazit “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” të cilat kanë hapur dyert për 600 nxënës.
Kryeministri Rama ritheksoi angazhimin se këtë vit do të ngrihen në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug.
“Edhe dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, kanë hapur dyert me standardet më të mira për 600 nxënës e mësues matjanë, me angazhimin se këtë vit do të ngremë në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




