Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis turin në rajon nga Kosova, zbardhet axhenda

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), ka zbardhur agjendën e Ministrit Igli Hasani, i cili nis sot turin tre ditor në rajon, me Kosovën.
Sipas agjendës të publikuar mungon takimi me kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik.
Ministri Hasani, pritet të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.
Në fillim ministri Hasani pritet nga Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla , ku më pas është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në vijim të agjendës mësohet se është planifikuar të zhvillohen takime me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca, takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi.
Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ministri Hasani do të zhvillojë takime dhe me krerët e partive politike ; me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi, takim me Kryetarin e LDK, z. Lumnir Abdixhiku, takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj, takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj
Në agjendën e takimeve të ministri Igli Hasani është parashikuar dhe një takim me komandantin e KFOR.
AXHENDA E SH.T.Z Igli Hasani në Kosovë
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




