Hekurudha Shqipëri-Kosovë, Spiropali: Projekt strategjik, tjetër ritëm zhvillimi për kryeqendrën e veriut

Politikë | 3 vite më parë

Duke folur për prioritetet e qeverisë për 2024, Spiropali ka theksuar se fokusi është për të kthyer Shqipërinë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  ka vlerësuar projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra.

Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Spiropali, në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.

“Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat. Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës do të kalojë nga Shkodra. Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut”, shkruan Spiropali.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme