Gjokutaj sherr me Dudushin: Do iki nga emisioni! Po më vini me shpatulla pas muri

Politikë | 3 vite më parë

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është përfshirë në një debat të fortë me moderatorin e emisionit “3D”, Alban Dudushi. Teksa po diskutohej rreth procesit gjyqësor ndaj Berishës, Gjokutaj kërkoi të largohej nga emisioni, duke deklaruar se ishte ndjerë i fyer nga ndërhyrjet e të ftuarve në studio.

Nga ana tjetër, Dudushi u shpreh se Gjokutaj u lejua të fliste 35 minuta, duke theksuar se ndërhyrjet janë normale në një emision.

Debati:  

Gjokutaj: Ajo gjykatë nuk e shtyu me presion por sepse ka një kërkesë procedurale. Sot e ka kuptuar se çfarë ka bërë deri tani dhe mendon që duke respektuar njëherë afatin 3-ditror, do harrohen shkeljet që ka bërë më parë. Unë do larohem tani

Dudushi: Prit një sekondë ta mbyllim?

Gjokutaj: Do largohem tani, ndihem shumë i fyer sepse jo vetëm që mu turrët pa etikë, më bëni pyetje dhe s’më lini të përgjigjem…

Dudushi: Ke folur 35 minuta

Gjokutaj: Me ndërhyrjet tuaja

Dudushi: Ndërhyrje do bëjmë se jemi në emision

Gjokutaj: Nuk kam ardhur të marr leksione, më pyesni çfarë di unë. Ju s’keni kuriozitet doni të orientoni sjelljen time, nuk e arrini dot këtë

Dudushi: Ti dhe përgjigjet që doje, njerëzit bëjmë pyetjet që kanë, kaq është

Gjokutaj: Nuk ka më vend për mua, unë konstatoj që nuk keni interes për çështjen, doni të më gozhdoni mua

Dudushi: Ne ramë dakord që ti do rrije vetëm pjesën e parë, tani mos e bëj këtë si truk mërzitje se po ikën i mërzitur se do rrije gjithë emisionin. Ramë dakord që do rrije 35 minuta dhe kaq fole

Gjokutaj: Jo jo, me një avokat nuk mund të flitet sikur hedh valle, unë ju them më jepni pyetjet që keni, çfarë kurioziteti apo padijeni keni ju rreth procesit, jo të më vini mua me shpatulla pas muri dhe të më kërkoni mua përgjigje për pyetje që duhet tja bëni Berishës

Dudushi: Je përfaqësuesi i tij ligjor

Gjokutaj: Por nuk jam për pozicionin politik

Dudushi: Të gjitha pyetjet ishin në cilësinë e zotit Berisha si person i hetuar. A e rëndojnë apo jo verbi i tij politik, kishin lidhje me këtë çështje

Gjokutaj: Ai ka vendosur të përballet me çdo çmim

Dudushi: Dakord, kjo është një përgjigje

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme