Drejtori për zhvillimin e akuakulturës, Denaj: Objektivi, 30 mijë tonë eksporte peshkore në 2030

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte (28 dhjetor) ngritjen e një drejtorie përgjegjëse që do të merret me akuakulturën. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj teksa theksoi se objektivi i synuar është që eksportet e produkteve peshkore të arrijnë në 30 mijë ton deri në vitin 2030, nga 8 mijë ton që eksportohen aktualisht.
“Kemi ngritur sot me Vendim të Këshillit të Ministrave, drejtorinë përgjegjëse që do të kujdeset në veçanti me akuakulturën, drejt objektivit 30 mijë tonë eksporte të produkteve peshkore në 2030”, u shpreh Denaj.
Po ashtu, u miratua edhe një Projekt-Vendim për Sigurinë Ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ky Projekt-Vendim, sipas Denajt rregullon tarifat të cilat kryhen nga laboratorët e referencës për produktet plehruese, si ato që janë institucione shtetërore dhe ato që janë private.
“Këtë vit që vjen qeveria ka vendosur në dispozicion 25% më shumë buxhet për infrastrukturën laboratorike, duke nxitur rritjen e cilësisë dhe eksportet bujqësore drejt tregjeve elitare”, u shpreh Denaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




