Shpërthen Gjokutaj: Nuk mbuloj dot veprimtarinë politike të Berishës

Politikë | 3 vite më parë

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportit Partizani, është diskutuar në studion e emisionit “3D” në RTSH.

Në një lidhje me Skype, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, teksa dha detaje nga procesi, u pyet edhe në lidhje me sulmet e Berishës ndaj sistemit të drejtësisë në vend, veçanërisht ndaj SPAK.

Gjokutaj tha se ai nuk mbulon veprimtarinë politike të Berishës,.

“Berisha është lideri i opozitës i cili ka kërkuar hetim për aferat korruptive të kësaj qeverie dhe kjo nevojë për të ngritur komisione hetimore është për shkak të mosveprimit të SPAK. Ai aty është në cilësinë e kryetarit të opozitës dhe jo të mbrojtjes ligjore që bëhet në gjykatë. Është lideri i opozitës në konferencë shtypi. Është në politikë nuk është në gjykatë. Unë nuk mbuloj të gjithë veprimtarinë 24 orë të zotit Berisha. Unë përgjigjem për procesin penal që SPAK ka ngritur ndaj tij. Nuk merrem unë me pjesën politike. Kur bashkohen në një person 3 cilësi, duhet t’i ndani gjërat. Berisha ka cilësi tjetër në gjykatë ku ne përfaqësojmë e këshillojmë dhe marrim vendimet e përfaqësimit në gjykatë”, tha Gjokutaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme