Baçi: Pse Berisha nuk e ndau çështjen e tij nga partia?

Analisti Agim Baçi, në emisionin ‘3D’ në RTSH ngriti pyetjen se përse Berisha nuk e ndau çështjen e tij me drejtësinë nga partia. Sipas tij, opozita është më e madhe se Berisha dhe unifikimi i pozicionit të tij përballë drejtësisë me partinë, e ka futur opozitën në qorrsokak.
“Ky qorrsokak, kurth politik nga Rama a kushdo tjetër, e ka çuar opozitën në një problematik, sa është e paqartë se si do të shpëtojë opozita nga ky kurth. Unë po artikuloj për një zgjidhje. Pse nuk ka një rreth në PD që të thotë diçka? Berisha tha një herë që nuk do të përfshijë partinë. Më pas u tërhoq. Tani thotë problemi ndaj meje është problem ndaj opozitës. Opozita është më e madhe se Berisha. S’jam nga ata që them se pa Berishën s’ka opozitë. PD-ja ka pasur përherë debate. Tani s’ka fare debat. Nuk debat publik e kam fjalën. Se ça thonë poshtë tavolinës është tjetër gjë”, tha Baçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




