Kadilli: Berisha bëri atë që nuk bëri Enveri. Rithemelimi, projekt i familjes së tij

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar PD nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “3D” në RTSH, Kadilli u shpreh se PD është larg asaj që partia ishte më parë, teksa tha se Berisha “ka bërë atë që as Enver Hoxha nuk e ka bërë”.
Sipas Kadillit, Rithemelimi nuk përfaqëson më një projekt politik, por një projekt të familjes së ish-kryeministrit Berisha.
“Rruga e kandidimit për kryetar të PD është mbyllur që kur PD nuk është më ajo që ishte. Ne nuk kemi më realitetin e PD të vitit 2021. Prej dy vitesh PD është ndarë edhe institucionalisht në dy grupe, grupimi i rithemelimit dhe grupimi i vulës. Pjesa e grupimit të Rithemelimit, për fat të keq ka patur iluzione nga të tjerët që ndoshta Berisha do tja linte atij trashëgiminë. Besoj se e morën përgjigjen. Berisha ka bërë atë që as Enver Hoxha nuk e ka bërë. As Enver Hoxha nuk i futi ndonjëherë fëmijët e vet në politikë. Berisha u tha të gjithë demokratëve që Rithemelimi nuk është projekt politik, por një gërmadhë në të cilën do vazhdojë projekti i familjes së tij. Kush do rri pas tij dhe familjes së tij, kush do zgjedh një politikë tjetër”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




