Kaos në Kuvend-Demokratët ndezin flakadanë e përplasin tavolinat. Nikolla përjashton Flamur Nokën

Politikë | 3 vite më parë

Ka përfunduar seanca plenare, mes zhurmës, kaosit e tensioneve. Teksa mazhoranca ka vijuar mes zhurmës diskutimet e rendit të ditës, demokratët e grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha ashtu sikurse kishin paralajmëruar, nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenare.

Demokratët bllokuan foltoren e Kuvendit me karrige të përmbysura, ndërsa ndezën tymuese e godisnin tavolinat duke mos lejuar punimet normale të seancës.

Ndezja e tymueseve dhe fletëve, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në Kuvend,  solli ndërhyrjen e Gardës, e cila u ndesh me rezistencën e deputetëve demokratë.

Këta të fundit teksa e konsiderojnë të turpshme sjelljen e mazhorancës dhe moslejimin e ngritjes së Komisioneve Hetimore të kërkuara nga ta, edhe në këtë seancë nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve.

në këtë kuadër, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca deputetit Flamur Noka, si autorin e ndezjes së tymueseve në Kuvend.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme