Tensione në Kuvend, Garda përplaset me deputetët e Rithemelimit, shkak flakadanët

Politikë | 3 vite më parë

Nisin tensionet në Kuvend. Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare.

Garda nuk lejon hyrjen e deputetit Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi pasi sipas tyre, kanë flakadanë në xhepa.

Pasi kanë hyrë në sallën e Kuvendit, deputetët demokratë kanë nisur aksionin për moslejimin e zhvillimit normal të seancës plenare, duke përmbysur karriget e duke i vendosur ato para foltores së Parlamentit.

Në fjalën e tij, para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si më hajdutin në europë e botë. Sipas tij, fakti që mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, ka lidhje me fshehjen e ‘vjedhjeve’ të kryeministrit.

“Krijimi i komisioneve hetimore parlamentare, do nxirrnin Ramës si kryeministrin në hajdut në Evropë e botë. Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet se do nxirrnin në pah se sarajet e tij të Surrelit janë të ndërtuara mbi bazën e ryshfetit, favoreve që iu ka dhënë firmave të ndërtimit”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme