Debati/Sulo: I keni mbyllur dyert e komisioneve. Bushka: Jo fare. Këtë e vendos komisioni

Fati i Komisioneve hetimore Parlamentare dhe debati mes mazhorancës dhe opozitës ishte tema e diskutuar sot në emisionin “3D”.
Në panelin e emisionit “3D”, gazetari Alban Dudushi e diskutoi temën me të ftuarit e tij me: Kryetaren e Komisionit të Ligjeve, deputeten e PS, Klotida Bushka, pedagogun e të drejtës Kushtetuese Neritan Alibali, avokatin Idajet Beqiri, Arbër Hoxha avokat si dhe analistin Arjon Sulo.
Gjatë debatit në studio, Arjon Sulo ka kundërshtuar deputeten e PS, Klotilda Bushkën duke i thënë që ky projektligj i propozuar nga mazhoranca kufizon opozitën dhe kufizon transparencën.
“Pse keni bërë një ligj në 2023 që opozita po kërkon ngritjen e komisioneve parlamentare, ju kufizoni këtë të drejtë , përkeqëson të drejtën e saj dhe kufizon transparencën për publikun. Ke mbyllur dyert e parlamentit për publikun”, u shpreh Sulo.
Por ndryshe mendon deputetja e PS-së, Bushka e cila hodhi poshtë pretendimet e gazetarit Sulo se ky projekt-ligj bllokon pretendimet e opozitës.
“Ideja për një ligj të re që të adresojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese ka qënë një dakordësi e mazhorancës dhe opozitës që në fillim të vitit. Është e gabuar pretendimi juaj mbylljen e dyerve të komisioneve hetimore, sepse atë e vendos rast pas rasti komisioni hetimor se si do të zhvillohet. Ky ligj është detyrim dhe përgjegjësi që e morëm se bashku. Të njëjtat të drejta që ka opozita mëshirohen dhe në këtë ligj të propozuar”, replikon Bushka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




