Kryeministri Rama mbërrin në Dubai, pritet nga Presidenti i EBA dhe Antonio Guterres

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë në punimet e samitit botëror të Veprimit te Klimës Cop 28.
Kreu i ekzekutivit është pritur nga Presidenti i EBA Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
“Dubai – Pritja nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike”, shkruan Rama në postimin në rrjetin social Facebook, teksa ndan dhe pamje nga pritja dhe liderët e pranishëm në samit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




