Kikia: Partitë e vogla do të rrinë te cepi të ndezin cigaren. Nuk i shkojnë më pas Berishës

Analisti Mentor Kikia, në emisionin ‘3D’, vlerësoi se ideja e konfederatës së opozitës, ishte një ide që duhej marrë në vlerësim nga faktorët opozitarë, me qëllim krijimin e një fryme të re.
Por, sipas tij, kjo ide u mbyt vetë nga Rithemelimi ende pa u trajtuar me seriozitetin që meritonte.
“Ideja e partive të vogla opozitare për krijimin e konfederatës së opozitës ishte pozitive. Parashikohej që aty të grupoheshin partitë opozitare, ku drejtimi të ishte nga përfaqësuesit e partive. Pra, vendimet të mos ishin vetëm në dorë të Berishës. Në mesin e këtyre partive pati shkëndija pozitiviteti për të ulur fuqinë e Berishës në vendimarrje. Por vetëm një javë pas shpalljes së kësaj nisme, në vend që të shkohej drejt një konstituimi të konfederatës, Kuvendi paralajmërohet që jo vetëm s’do marrë vendime për konkretizimin e kësaj, por do të radikalizojë situatën. Partitë e vogla do rrinë te cepi të ndezin cigare. Nuk i shkojnë më pas Berishës. Kjo do i bëj dëm opozitarizmit”, tha Kikia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




