“Familja ime s’ka përfituar kurrë nga fondet publike”, Berisha-Ramës: Dokumentet, faktojnë të kundërtën

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka adresuar sërish akuza kundrejt Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij. Berisha u shpreh se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
“Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike.
E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
Duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë.
Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur thjeshtrën e parë të republikës dhe ‘I riu’.
‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës’, tha Berisha teksa hodhi poshtë deklaratat e Ramës, i cili ëhstë shprehur se asnjë nga familja e tij nuk ka përfituar nga fondet publike. Berisha theksoi se “ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij, faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




