Çollaku: Pse Rama i dha “Shqiponjën e Artë”Abazoviçit? Ai ka bërë gafë të madhe politike

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha në “3D”,se e vetmja gjë pozitive që kishte Samiti i III i Diasporës këto ditë, ishte vetëm prania dhe fjala e Presidentes të Kosovës, z. Vjosa Osmani.

Por sipas deputeti Çollaku , Edi Rama ka guxuar të bëj provokime përmes këtij Samiti të cilat mendon ai,  që janë të panevojshme për aktor të tjerë.

“Në vlerësimin tim, nderimi që duhet ti bënte faktorit shqiptar në rajon duhet të ishte realist dhe jo në bazë të miqësive personale me individ apo me lider politik në zonat të caktuara. E kam rastin drejtpërdrejt me promovimin dizpropocional me “Shqiponjën e nderit” që Edi Rama i dorëzon Dritan Abazoviçit”, tha deputeti Çollaku.

Duke u shpjeguar atë që ai e quan problematike, deputeti shtoi se, “Abazoviçi është një figurë që ka probleme shumë të forta me faktorin shqiptar në Mal të Zi.  Ai ka një përgjegjësi jashtëzakonisht shumë të madhe jo vetëm me dëmin që i shkaktoi shqiptarëve në Malin e Zi, por me pozitën që i ka vënë krejt krahun Euro-Atlantik në Mal të Zi. Marrëveshja me kishën Serbe që bëri ka vënë në rrezik dhe në një situatë jashtëzakonisht shumë të vështirë gjitha forcat pro-Atlantike në Mal të Zi”, nënvizoi ai.

Ndaj tha ai, një rrezik shumë  më i madh është jo vetëm ndikimi i kishës të Serbisë por do të ketë një ndikim shumë të madh dhe problematik me regjistrimin e popullsisë atje. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme