Samiti i Diasporës- Balluku: Shqiptarët në Diasporë duhet t’i kthejnë sytë nga vendi i tyre. Shqipëria s’ka kohë për të humbur, duhet të jetë më inovative

Politikë | 3 vite më parë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës në Samitin e Diasporës, tha se kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje që bashkëpunimet të mos jenë vetëm në ditë të caktuara, por ato të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Gjatë fjalës të saj në Samit, ajo u ndal tek investimet në invovacion, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur pasi kjo i kushton shumë.

Duke folur për atë që ajo e quajti si strategjinë më efikase dhe më të rëndësishme të qeverisë shqiptare që ka të bëjë me Strategjinë e specializimit Inteligjent (S3), Balluku, theksoi se “Strategjia  e specializimit Inteligjentë  (S3) sot është një nga strategjitë më të prekshme të qeverisë shqiptare e cila  implimentohet dhe në kuadër të strategjisë së integrimit në BE dhe është një nga shembujt më të mirë të përafrimit me direktivat dhe kërkesat”.

Gjatë kësaj kohe u shpreh Zv/Kryeministrja, qeveria ka bashkëpunuar me më shumë se 1300 persona të fushave të ndryhem për implementimin e kësaj strategjie   që janë nga fusha e akademisë së shkencave, nga fusha e biznesit, nga qeverisja vendore, shoqëria civile etj.

Balluku shprehu nevojën për kapitalin njerëzor, që sikurse u shpreh ajo, Kombi ynë , duke përfshirë gjitha trevat shqiptare, është një Komb i vogël por gjenetikisht shumë i zhvilluar se ka nxjerr shkencëtar të njohur , ka nxjerr sportistë që shkëlqejnë në gjithë botën, ka nxjerr artisë që kanë bërë  karrierë kudo.

“Kapitali njerëzor nuk është vetëm i vlefshëm për ne vetëm në Shqipëri por është e shpërndarë në të gjithë Botën,dhe pavarësisht se ne jemi një Komb i vogël , duke përfshirë gjithë trevat shqiptare, unë do të theksoja se ne jemi ndryshe. Edhe pse një komb i vogël por ne kemi nxjerr shumë shkencëtarë të njohur, kemi nxjerr shumë artist, sportist që shkëlqejnë në të gjithë botën

Ndaj tha Numri dy i qeverisë Shqiptare, Kjo data e sotme duhet të na shërbej  dhe duhet të bashkëpunojmë me njëri tjetrin dhe të mos humbasim deri në Samitin e Ardhshëm.

“Ne sot 99% të shërbimeve i shërbejmë online. Shqipëria është lider e rajonit, Shqipëria, ka një rol udhëheqës në rajon, luan një rol ekilibrues për rajonin dhe është kthyer shembull për Ballkanin se si një vend i vogël, i dalë nga një e shkuar e paprecedentë, sepse asnjë vend nuk e ka pasur regjimin totalitar si ne. Ne kemi arritur 10 milionë turistë këtë vit. Ne nuk garojmë me askënd tjetër, ne garojmë me kohën dhe veten, Shqipëria ka humbur shumë kohë, ndaj duhet të jetë me inovative se vendet e tjera, i duhet të kapë sekondat që kalojnë”, tha ajo.

Ministrja Balluku  u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, që t’i kthejnë sytë nga vendi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tij në të gjitha fushat.

“Të gjithë shqiptarët në Diasporë duhet t’i kthejnë sytë nga vendi. Disa kanë vendosur të kthehen në atdhe, sepse jeta është e mirë, është pozitive. Ktheni sytë nga Shqipëria pasi “guri i rëndë” peshon në vend të vet”, u shpreh Balluku.

/rtsh.al./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme