Buxheti i 2024/ Gogu : Fatkeqësi që halli i një njeriu të vetëm ka marr peng opozitën. Mazhoranca në 7 dhjetor do votojë buxhetin nen për nen

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu e ka quajtur fatkeqësi sjelljen e opozitës sot në Parlament, dhe po mbahet peng nga Sali Berisha.
Sipas tij, është fatkeqësi që halli i një njeriu të vetëm ka marr peng gjithë opozitën.
I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Gogu tha se opozita e sotme fatkeqësisht nuk ndahet nga kultura e dhunës dhe së fundmi kjo sjellje ka ardhur dhe në Parlament.
“Behet fjalë për një kulturë dhune që fatkeqësisht është sjell në Kuvendin e Shqipërisë dhe fatkeqësisht opozita nuk po ndahet dot nga kjo situatë pa kauzë”.
Për deputetin e mazhorancës pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë sepse mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe në varësi të vendimit, të ngrejnë opozitarizmin.
“Pretendimet e kësaj opozite që mbështet Berishë nuk mbështeten në kauza konkrete sepse mazhoranca ka dhënë gjithmonë dakordësi për ngritjen e komisioneve hetimore,sikur ka qenë Komisioni për hetimin e Zgjedhjeve dhe opozita e bojkotojë. Ngritëm Komisionin për inceneratorët dhe deputetët e opozitës nuk bënë asnjë përmirësim në ligjin që rregullon veprimtarinë e inceneratorëve apo në kontrollin që parlamenti bënë mbi Qeverinë”.
“Sot ne kaluam në parim buxhetin dhe në 7 dhjetor do zhvillojmë seancën e radhës për ta kaluar nen për nen”, u shpreh deputeti Gogu.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




