Tensione në Kuvend, Rithemelimi ndez flakadanët, mazhoranca voton projektbuxhetin e 2024-ës

Politikë | 3 vite më parë

Ka nisur mes tensionesh seanca plenare. Rithemelimi, ashtu sikurse kishte paralajmëruar nuk lejon zhvillimin normal të seancës, duke ndezur flakadanë dhe duke vendosur karriget para foltores së Parlamentit.

Mazhoranca ka votuar në parim me 73 vota pro, pr.ligjet e rendit të ditës, konkretisht: Projektligjin “Për disa ndryshime ne ligjin nr. 61 /2012, “Për akcizat ne Republikën e Shqipërisë””, te ndryshuar”; Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9920, date 19.5.2008, “Për procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar”; Projekligji Për disa ndryshime ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, te ndryshuar”;  Projektligjin “Për disa shtesa ne ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar”; dhe Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.

Nga ana e saj Rithemelimi ka kundërshtuar votimin e pr.ligjeve vetëm nga ana e mazhorancës, duke e konsideruar këtë si një akt të turpshëm.

Sakaq, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga Parlamenti, deputetin demokrat Flamur Noka, pasi ky i fundit ndezi tymuese në foltoren e Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme