Sterilizimi, GJKKO lë në fuqi masën ‘Detyrim paraqitje’ për ish-ministrin Ilir Beqja

GJKKO lë në fuqi masën ‘Detyrim paraqitje’ për ish-ministrin Ilir Beqja.
Kujtojmë se Beqajt iu komunikua masa ‘detyrim paraqitje’ ditën e shtunë në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, për çështjen e koncesionit të sterilizimit ku akuzohet për shpërdorim detyre.
Seanca u drejtua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme.
Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj merret nesër në pyetje, njihet me masën ‘detyrim paraqitjeje’! Shkeljet për të cilat e akuzon SPAK
“Do të flas herë tjetër” mësohet të ketë thënë Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur këtë të hënë (20 nëntor) në SPAK për t’u njohur me masat e vendosura ndaj tij pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret në pyetje lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri po ashtu do të njihet edhe me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim dalje jashtë shtetit’.
Nga informacionet paraprake mësohet se seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme.
Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë.
Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




