“Rithemelimi” përplaset me gardistët në godinën e Kuvendit

Deputetët e të dy kampeve politike, ndryshe nga herët e tjera janë parë që të futen brenda sallës plenare një orë para nisjes se punimeve.
Në hyrje të sallës, garda ka vijuar kontrollet e çdo deputeti për të parandaluar sendet që mund të prishin vijimin normal të seancës plenare.
Nga lidhjet e drejtëpërdrejta të transmetuar nga deputetet e opozitës në rrjetin social facebook, deputeti, Gazmend Bardhi është përplasur me gardistët në godinën e Kuvendit, një orë para nisjes së seancës për miratimin e Buxhetit.
Gjithashtu , deputetët e Rithemelimit janë konfrontuar dhe me punonjësit e gardës që ndodhen brenda në sallë , pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të grumbullojnë karriget e kolegëve të tyre socialist.
Kujtojmë që opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar një qëndresë të fortë nga deputetët që mbështesin atë në seancën e sotme.
Ditën e shtunë Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar demokratët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve.
“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!”, – deklaroi kreu I deputetëve demokratë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




